Lajme

Aeroplani ushtarak gjerman nuk arrin të aterojë në Prishtinë, devijon rrugën për në Shkup

12/09/2025 16:45
nga:N K

Një aeroplan ushtarak gjerman, i cili ishte nisur nga Berlini, nuk ka mundur të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë “Adem Jashari”.

Gjurmuesi i fluturimeve, “Flightradar24”, ka shfaqur se aeroplani i ushtrisë gjermane është nisur në orën 8:40 të mëngjesit dhe ka qëndruar në ajër për rreth shtatë orë.

Sipas asaj që shihet, fluturakja ushtarake e ka devijuar rrugën për në Shkup.