Adrola Dushi modelja e njohur shqiptare është mjaft e komentuar dhe e dashur për publikun.
Dushi së fundmi në llogarinë e saj në Instagram u ka dhënë fansave të saj hapësirë për pyetje përmes një bisede virtuale, shkruan GazetaBlic.
Ajo ka pranuar shumë pyetje edhe nga ato personale por, nuk ka hezituar të përgjigjet.
Një nga ndjekësit e ka pyetur nëse ka patur raste kur ajo është dorëzuar dhe ka humbur shpresën, e modelja i ktheu përgjigje duke u shprehur se kishte momente që nuk është ndjerë mirë.
Ka patur raste kur jam ndjerë që gjithçka u përmbys dhe është ndjesi më e keqe. Por, sigurisht që çdo gjë është kalimtare në jetë. Kur ti del nga ajo “errësirë” e risheh sa e bukur është bota e sa shumë gjëra ke në jetë për t’u ndjerë e bekuar dhe më pas gjithçka merr vlerën e duhur”, ka shkruar Adrola.
Kujtojmë që Adrola ka një djalë që quhet, Troi./GazetaBlic/



