Lajme

“Adriatik Kelmendi u mor në pyetje nga inspektorë të BIA-s”, reagon ashpër Natasha Kandiq

12/22/2021 13:14
nga:M K

Rrjeti i Pajtimit KOMRA me anë të një komunikate ka ndarë shqetësimet e aktivistes Natasha Kandiq në lidhje me disa sjellje të fundit nga BIA serbe.

KOMRA thotë që z. Adriatik Kelmendi, gazetar i njohur kosovar, është ndaluar dhe është marrë në pyetje nga inspektorët e BIA-s në ajroportin “Nikolla Teslla” qysh më 17 dhjetor 2021.

Ai kishte marrë pjesë në “Forumin e XIV për drejtësinë tranzicionale në vendet post-jugosllave” në Beograd.

Me sjelljet e këtilla, BIA vërteton se është fjala për një institucion plotësisht të çoroditur, gjysmë-privat, i cili vazhdon të sillet ndaj qytetarëve të Kosovës me dyshime dhe poshtërim të dinjitetit themelor njerëzor, si edhe në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë.” – ka thënë znj. Kandiq për rastin e tmerrshëm.

Ajo ka njoftuar se për rastin do të raportojë edhe te liderët e dialogut Kosovë-Serbi.