Lajme

Adriatik Kelmendi- Qeverisë Kurti: Nuk keni me e pa’ atë film!

07/31/2023 10:04
nga:Gazeta Blic

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e Qeverisë për mbylljen e Klan Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se pse gjithë ky panik nga partia në pushtet nga media.

“A e dini pse? Se Facebookun e Twitterin e kanë mbushur me profile të rreme për të mos e lejuar qytetarin e lirë ta shpreh mendimin e vetë. Me televizionet nuk po e gjejnë formulën ende. Për atë televizioni është armiku. Sot Klani, nesër të tjerët. Nuk kanë me e pa’ atë film!”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

48 biznese “nuk janë në rregull”, tha, por vetem medias ia publikuan fletërrufenë në rrjete sociale, vetëm medias ia shpërndanë deputetët, ministrat e telallët partiakë, vetëm medias iu turrën për ta bërë me dreqin e të birin, vetëm për gazetarët shpifën e helmatizuan…
Vetëm për median paskan shkruar plot eksponentë të wannabe partisë-shtet në këto 24 orët e fundit.
Pse gjithë ky panik?
Pse gjithë kjo frikë?
A e dini pse? Se Facebookun e Twitterin e kanë mbushur me profile të rreme për të mos e lejuar qytetarin e lirë ta shpreh mendimin e vetë.
Me televizionet nuk po e gjejnë formulën ende.
Për atë televizioni është armiku. Sot Klani, nesër të tjerët.
Nuk kanë me e pa’ atë film!
#Betejaemedias
#rozetakuështëvaji