Lajme

Adriatik Kelmendi: Pse duhet të ketë asociacion ose vetëmenaxhim të një komuniteti etnik në një shtet multientik?

03/23/2023 00:20
nga:Gazeta Blic

Kryeministri Albin Kurti, pranoi sonte se në planin evropian ka asociacion, anise mes tjerash, atë e shtjellonte duke e prezantuar në kuadër të vetëmenaxhimit të komunitetit serb.

Sidoqoftë, pavarësisht kësaj, është opinionisti Adriatik Kelmendi, i cili që nga 27 shkurti ndoqi nga vendi i ngjarjes në Bruksel takimet mes palës kosovare dhe asaj serbe, ai që tashmë ka shprehur publikisht dy dilema mbi këtë çështje.

”Pse duhet të ketë Asociacion me bazë etninë, ose vetëmenaxhim të një komuniteti etnik, në një shtet multietnik, me vende të rezervuara për pakicat etnike dhe shumicë të dyfishtë në Kuvend?!”, shprehet Kelmendi.