Gazetari italian dhe eksperti i futbollit, Adrian Del Monte, ka komentuar situatën e Edon Zhegrovës tek skuadra e Juyventus.
Në një prononcim ekskluzivisht për ‘GazetaBlic Sport’, Del Monte tha se është ende shumë herët për të thënë, por se pret që sulmuesi kosovar të adaptohet shumë mirë tek Juventus.
Ai përmendi edhe faktin e lëndimit që kishte Zhegrova, kurse shtoi se me kalimin e kohës ai do të bëhet një lojtar i rëndësishëm për ‘Zonjën e Vjetër’.
“Është ende shumë herët për të komentuar, por përgjigjja është po. Një lojtar që është përballur me lëndime këtë vit, duke u përshtatur me jetën në një vend të ri, ka krijuar një ndjenjë pozitive rreth tij, se me kalimin e kohës do të bëhet një lojtar i rëndësishëm për Juventusin. Madje edhe Alessandro Del Piero tha pas paraqitjes së tij 20-minutëshe kundër Sportingut se ai e ndjen që ky është pikërisht lojtari që i duhet Juventusit. Dikush që e kërcënon kundërshtarin, luan me energji dhe vetëbesim, diçka që Juves i ka munguar. Pra ndjenja është pozitive, por ai do të flasë me paraqitjet e tij në fushë, gjë që i entuziazmon tifozët”, deklaroi Del Monte.

/GazetaBlic Sport/


