Showtime

Adriana Matoshi publikon foto me kokën e fashuar, tregon gjendjen e saj shëndetësore

12/14/2021 16:00
nga:Genita C

Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi ka pak ditë që është liruar nga spitali.

Ajo ka kryer operacionin në tru dhe e kaloi me sukses, shkruan GazetaBlic.

Përmes një fotografie të postuar në rrjetet sociale ku shihet me kokën e fashuar, Matoshi ka zgjedhur disa fjalë për të falënderuar të gjithë ata që po interesohen për gjendjen e saj.

“Nga brendësia e shpirtit ju jam mirënjohëse e shumë falënderuese, zoti ju rujt e ju dashtë”, ka shkruar aktorja sipër imazhit./GazetaBlic/