Showtime

Adriana Matoshi merr vëmendje me pamje elegante duke bërë shqiponjën

11/07/2022 07:35
nga:G C

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, vazhdon të jetë një personazh tejet i ndjekur në rrjetet sociale.

Krahas angazhimeve në sferën politike, deputetja e Kuvendit të Kosovës shpesh publikon imazhe e video nga përditshmëria.

Biondja së fundmi mori vëmendje me një fotografi të re, në të cilën duket elegante me fustan të zi e doreza.

Në foton që ka shpërndarë me mbi 100 mijë ndjekësit, 42-vjeçarja shfaqet duke e bërë shqiponjën.