Showtime

Adriana Matoshi me veshje të veçantë në seancën e Kuvendit të Kosovës

04/19/2022 14:12
nga:Genita C

 Adriana Matoshi, aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, ishte e pranishme në seancën e Kuvendit të mbajtur sot.

Gjatë paraqitjes në seancë, Adriana si edhe disa herë të tjera ka befasuar me veshjen e saj, shkruan GazetaBlic.

Ajo kishte kombinuar një xhaketë sportive ngjyrë kafe me një fund  ngjyrë bezhë dhe atlete të bardha.

Veshja e saj është mjaft unike, e njëkohësisht Matoshi duket shumë bukur.

Nga ana tjetër sa i përket aktrimit, aktualisht ajo është pjesë në serialin “Sha je be tu folën”./GazetaBlic/