Showtime

Adriana Matoshi me ndryshim të ri në pamje, merr vëmendjen me dukjen atraktive

08/12/2023 22:22
nga:Y I

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, është mjaft aktive dhe e ndejkur në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi ishte pjesëmarrëse në DokuFest, ku pati mundësinë të shohë nga afër shfaqjen e filmave në festivalin e famshëm të filmit në Prizren.

Adriana e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja.

Bëhet fjalë për ndryshimin e ri në dukje që aktorja ka bërë, ku është shfaqur me një stil më ndryshe se zakonisht.

Nga imazhet e publikuara në InstaStory, aktorja gjilanase mund të shihet duke vënë në pah dukjen e saj të re prej biondeje me flokë të shkurtra.

Aktualisht, Adriana është më e qetë sa i përket angazhimeve në sferën profesionale, duke qenë se edhe Kuvendi i Kosovës (vendi ku ajo ushtron profesionin si deputete) ka shkruar në pushim.