Showtime

Adriana Matoshi emocionon me urimin për vajzën: Falëm që t’kom trajtu ma shumë si shoqe

07/22/2021 09:45
nga:Genita C

Aktorja shqiptare, Adriana Matoshi, vazhdon të jetë një emër shumë i dashur për publikun shqiptar.

Ajo përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se vajza e saj Kaona feston ditëlindjen, shkruan GazetaBlic.

Nuk kishte si të mungonte edhe urimi nga Adriana që emocionoi të gjithë.

“E lumtun dhe shumë krenare jom me ty Kaonë!
Jemi rritë bashkë e sfidat e jetës i kemi përjetu bashkë!
Falëm që t’kom trajtu ma shumë si shoqe e motër se si bijë.
N’dhimtë e mija ma të mdhaja je kon ti ajo që ke ditë me m’shty e me mi çelë sytë e me m’bo ma t’fortë me i përballu dallgët që jeta mi ka qitë përpara!
Sot edhe pak orë tash e 21 vjet i kom pasë dhimbjet ma të mdhaja e ma të omla n’jetë.
Sot e 21 vjet m’ke bo gruan ma t’lumtun n’botë.
E gëzofsh ditëlindjen drita jem e omël e çdo hap i jetës tane koftë bekim e harmoni!
Hap që qet ti u boftë kopsht me lule o dritë e t’paça përgjithmonë të lumtun!”, ka shkruar Matoshi./GazetaBlic/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adriana Matoshi (@adrianamatoshi)