Juventus zyrtarizoi këtë të martë marrëveshjen me Adrien Rabiot për të zgjatur kontratën që lidh mesfushorin 28-vjeçar francez me klubin.
Kontrata e re është e vlefshme edhe për një vit dhe përfundon në qershor 2024, transmeton GazetaBlic Sport.
Shumë i pëlqyer nga Manchester United, Rabiot preferoi të qëndronte në Juventus ku mbërriti në vitin 2019 nga Paris Saint-Germain.
Ai bëri 144 ndeshje, 17 gola dhe dhjetë asistime me fanellën e ‘Zonjës së Vjetër’.
/GazetaBlic Sport/


