Mbrojtësi i kombëtares, Adrian Bajrami ishte protagonist në Portugali me skuadrën e Benficës B teksa realizoi golin e fitores për skuadrën portugeze në ndeshjen në transfertë ndaj Mafra.
Sfida përfundoi me shifrat 2-1, teksa ishte pikërisht 21-vjeçari që realizoi golin e fitores në minutën e 61 të pjesës së dytë.
Bajrami shfytëzoi një pasim në zonë dhe me një goditje prej sulmuesi të vërtetë, mposhti portierin kundërshtar duke mos i lënë mundësi reagimi.
Në këtë sezon, Bajrami është aktivizuar në 14 ndeshje me skuadrën B të Benficës në pritje të debutimit me ekipin e parë.
Goloooo Adrian Bajrami! Benfica faz a cambalhota no marcador !
Mafra 1-2 Benfica B pic.twitter.com/sziNPoiqL3
— El Capitán – SL Benfica (@ElCapitanSLB) January 20, 2024