Lajme

Adresimi vjetor, presidentja Osmani ka një lutje për qytetarët

12/17/2021 10:41
nga:N M

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në fjalimin vjetor drejtuar deputetëve ka thënë se pandemia i ka sfiduar jetët tona, duke ndryshuar pothuajse tërësisht mënyrën tonë të jetesës.

Si presidente ajo tha se ka bashkëpunuar me institucionet në mënyrë që të sigurohen vaksina për të mbrojtur qytetarët nga ky viurs.

“Shumë shtete mike na qëndruan pranë në luftimin kundër pandemisë. Prandaj, i lus qytetarët që të vaksinohen me dozën e tretë e cila është e vetmja mënyrë për ta mbrojtur shëndetin”, ka thënë ajo.

Nënshkruhet Marrëveshja e Mirëkuptimit në mes të Kosovës dhe Kroacisë