Lajme

Adnan Rrustemi: Rrënjët e kapjes së institucioneve nga PDK-ja janë të thella, sidomos në sistemin e drejtësisë

04/30/2026 22:22
nga:Y I

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi në Politiko tha se sfidat në procesin e reformimit institucional në Kosovë lidhen me rrënjët e thella të kapjes së institucioneve nga strukturat e mëhershme politike.

Sipas tij, këto probleme vërehen veçanërisht në sistemin e drejtësisë, ku ndikimet politike kanë lënë pasoja të qëndrueshme.

“Rrënjët e kapjes së institucioneve nga Partia Demokratike e Kosovës janë shumë të thella, sidomos në sistemin e drejtësisë. Dhe besoni se sa më e vështirë është reforma jonë, aq më shumë flet se sa thellë janë rrënjët e të tjerëve. Nëse doni me kuptu sa thellë i kanë rrënjët, kuptoni vështirësitë tona të reformës,” tha Rrustemi.

Ai shtoi se kompleksiteti i reformave institucionale është tregues i sfidave të trashëguara në funksionimin e sistemit shtetëror.