Sporti

Adnan Januzaj mund të rikthehet në Premierligë – e kërkon klubi i njohur anglez

06/15/2022 22:09
nga:Lorik J

Pas përfundimit të kontratës me Real Sociedad, futbollisti Adnan Januzaj mund të rikthehet në Premierligë.

Siç raporton The Sun, në fakt, për shërbimet e 27-vjeçarit është interesuar edhe West Hami i ish-trajnerit të tij David Moyes, i cili do ta dëshironte kthimin e tij pasi e kishte pasur më parë në Manchester United, përcjell GazetaBlic Sport.

Për lojtarin poashtu janë interesuar poashtu Betis dhe Napoli.

Napoli ishte ndër skuadrat e para që shprehi interesim për të.

/GazetaBlic Sport