Lajme

ADN analizat, deklaratat e dëshmitarëve dhe dokumentacioni i autobusit iu dorëzuan prokurorisë së Bullgarisë

11/27/2021 11:58
nga:M K

Prokuroria Publike e Maqedonisë sot i dorëzoi materialet lidhur me hetimin dhe identifikimin e viktimave në aksidentin në Bullgari te Prokuroria e Bullgarisë.

Nga prokuroria thonë se gjatë ditës së sotme është dëgjuar edhe pronari i firmës “Besa Trans”.

Prokurori Publik, Ljubomir Joveski deklaroi se kolegëve bullgarë u janë dorëzuar ADN profilet të familjarëve të viktimave, deklarata të dëshmitarëve, lëndën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për licencën për “Besa Trans” dhe dokumentimin e plotë që disponon MPB-ja e Maqedonisë.

“Për nevojat e prokurorisë së Bullgarisë dhe prokurrisë së Maqedonisë, do të vazhdohet edhe me dëgjimin e personave tjerë”, tha Joveski.