Sporti

Adis Bećiragić emërohet trajner i KB Trepçës

05/23/2023 12:34
nga:N M

Nënkampioni i Kosovës, Trepça e ka emëruar trajner, Adis Bećiragićin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në Facebook.

“Mirë se vjen Adis Bećiragić!”, thuhet në njoftim ku bashkëngjitur është një fotografi e trajnerit në fjalë me fanellën e Trepçës.

“Të nderuar tifozë, kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë që Adis Bećiragić është trajner i ri i skuadrës sonë”.

“Bećiragić është trajner i dëshmuar në basketbollin tonë dhe shumë i suksesshëm. Është edhe përzgjedhës i Bosnjë-Hercegovinës”.

“Mirë së vjen në familjen gjelbër e zi, z.Bećiragić!”

Trajneri boshnjak njeh suksese në Kosovë pasi ka arritur të shpallet kampion me Yllin vitin e kaluar.