Golashënuesi më i mirë i Salzburgut, Karim Adeyemi ka filluar të zgjojë interesimin e klubeve kryesore në futbollin evropian.
Pas Bayernit dhe Dortmundit, në garë u përfshi edhe PSG, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Sky Sport Deutschland, ekipi parisien dëshiron të nënshkruajë me lojtarin tashmë gjatë afatit kalimtar të ardhshëm. Synimi do të ishte sigurimi i sulmuesit 19-vjeçar gjerman, por mbajtja e tij në huazim në Salzburg deri në fund të sezonit.
Adeyemi ka shënuar 14 gola në 18 ndeshje këtë sezon. Numra që tashmë i kanë bërë thirrje atij në kombëtaren gjermane.
/GazetaBlic Sport


