Iniciativa për tërheqjen e 30 për qind të Trustit nuk kaloi gjatë së enjtes.
“Aminin” nuk ia dha Kuvendi i Kosovës, pasi që kundër ishin partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.
E kjo temë sipas gazetarit të Klan Kosovës, Haris Ademi, ka shkaktuar më së shumti përplasje brenda grupit parlamentar të LVV-së.
“Mund të them që ka pasur disa lloj “kërcënimesh”, që nëse kjo iniciativë kalon mund të ketë skenare që çojnë deri në zgjedhje”, tha Ademi në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Në seancën e sotme ishin të pranishëm 101 deputetë, prej të cilave 97 kanë votuar.
42 deputetë kanë votuar pro, derisa 55 votuan kundër, e abstenime nuk pati.


