Sporti

Ademi tha ndryshe, Zhegrova ndryshe, futbollisti flet nga Franca: Na përjashtoi FFK!

09/26/2024 15:13
nga:Lorik J

Edon Zhegrova e ka demantuar sot Agim Ademin, pasi para pak minutash ka deklaruar se FFK e ka marrë vendimin për përjashtimin e tij nga grumbullimi i fundit i Kosovës, e jo trajneri Franco Foda.

“Unë isha vonë në një takim, mendoj se nuk ishte trajneri që mori vendimin, por ishte Federata, për këtë arsye unë isha pak i nervozuar, pastaj ka disa njerëz që nuk të duan dhe patjetër që ata mundohen të thonë gjëra të këqija për ju, unë e njoh veten dhe e di sa profesionist jam, pastaj pashë lajmet që isha në disko, pasi po të dilja në party do ta merrnin vesh të gjithë, nuk kishte fotografi timen apo diçka të tillë, pra janë lajme të rreme. Gjëja më e keqe ishte se trajneri nuk e mori vendimin, por ishte FFK, kur vonoheni në takim, duhet të marrë vendim trajneri, jo FFK. Tani është OK, s’ka rëndësi më

Hiç më larg se dje kryetari i FFK’së tha krejt ndryshe… pasi sipas tij Foda e ka marrë vendimin e FFK veç e ka mbështet.

Agim Ademi deklaroi kështu dje në Mandat me Memin: “Sa i përket përjashtimit të 3 futbollistëve, kanë bë shkelje të rregullores, që gjermani Foda, trajneri jonë, iu ka spjegu edhe më herët që nuk toleron asnjë lëshim. Ka pasë rregullore edhe më herët… tjetra ata e dijnë shumë mirë që ka pas dënime edhe të vogla në atë rregullore, sepse për gjithçka i ka shpërblimet dhe denimet, por sidomos kjo rregullore është për rregullësinë e ekipit kombëtar dhe atëherë kur vonohet edhe në drekë ose darkë – pason një denim, të cilin e kanë zgjedh ata vet dhe e kanë votu lojtarët dhe të gjithë. Kështu që në kuadër të kësaj, lëshimi i kampit pa leje sanksionohet dhe denohet me përjashtim siç e ka bë tash, përjashtim nga kampi. Këtë e ka bë – i ka arsyet e veta Foda sigurisht, por ne e kemi mbështet si Federatë dhe vendimi ka dalë i Franco Fodës, të cilin e kemi mbështet edhe ne – pasi patjetër që e mbështesin trajnerin”.

/GazetaBlic Sport