Lajme

Ademi: Më 9 shkurt PDK do të shënojë rritjen më të madhe

20 ditë më parë
nga:Sh R

Zyrtari i PDK-së, Labinot Ademi, thotë gjatë vitit 2021 në momentin më të vështirë, Partia Demokratike arriti të fitojë zgjedhjet komunale, raporton GazetaBlic.

Ademi thotë se edhe tani pas katër vitesh udhëheqjeje të jashtëzakonshme PDK është rikthyer si forca kryesore në vend.

Por ai thekson se nuk ka dyshuar kurrë në suksesin e kryetarit Memli Krasniqi, ku shton se edhe më 9 shkurt PDK do të shënojë rritjen më të madhe.

Postimi i plotë:

Në vitin 2021, në momentin më të vështirë për PDK-në, Kryetari Memli Krasniqi arriti të fitojë zgjedhjet komunale. Pas katër vitesh udhëheqjeje të jashtëzakonshme, PDK është rikthyer si forca kryesore në vend. S’kam dyshuar kurrë në suksesin tënd Kryetar, dhe as sot s’dyshoj që më 9 shkurt PDK do të shënojë rritjen më të madhe. Forca drejt fitores!

@memlikrasniqiks #2