Ish-polici i Kosovës Xhemajl Ademaj dhe ekspertë i çështjeve fornzike, ka folur për situatën në veri të Kosovës, ku Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup prej 30 personave me armë të renda.
“Organizim i tyre ka qenë profesional dhe me jep pasqyrën se prapa tyre qëndron politika dhe shtetit serb, po apostrofojë me përgjegjësin time, se para tyre qëndron presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi dhe Aleksandar Vulini”, ka thënë ai
Më tej ai ka thënë se “Policia e Kosovës sot e ka dëshmuar që është policia me demokratike në botë dhe ja bërë me dije se grupet terroriste nuk kanë vende në Kosovë”.
Ai ka thënë se mëngjesi i 24 shtatorit të vitit 2023, na ka çelur me rënë dëshmor me uniformen e Policisë së Kosovës, ku sipas tij numri ka arritur në 23 zyrtarë policorë kanë rënë në detyrë duke i shërbyer atdheut.
“Kjo është një humbje e një pjesëtari të policisë, por këtë e ka mbrojtja e atdheut, për të cilën të gjithë jemi të gatshëm që ta bëjmë jo vetëm këta që janë të ngarkuar me detyrë që ta mbrojnë ligjin dhe rendin”, ka thënë Ademaj.


