Lajme

Ademaj i PDK-së vazhdon vizitat tek prodhuesit e Pejës

09/06/2021 16:51
nga:Q R

Kandidati i PDK-së për Pejën, Astrit Ademaj ka vazhduar takimet e radhës në firmën “Kullashi” e cili realizon prodhimin e detergjentëve dhe bënë pastrimin e tepihëve, përcjell GazetaBlic.

Ademaj, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka shkruar se është pritur nga pronari, Lulzim Kullashi, për të cilin thekson se përveç aktivitetit biznesor që zhvillon ai ka dhënë një kontribut të madh për çlirimin e vendit.

Postimi i plotë: 

Gjatë vizitave që po zhvilloj nëpër terren sot, së bashku me, z. Visar Shehun – Boqa, vizituam firmën “Kullashi” e cili realizon prodhimin e detergjentëve dhe bënë pastrimin e tepihëve.
U mirëpritëm nga pronari, z. Lulzim Kullashi, i cili përveç aktivitetit biznesor që zhvillon ai ka dhënë një kontribut të madh për çlirimin e vendit.
Z. Kullashu, zhvillimin e biznesit të tij dhe qytetit në përgjithësi e sheh nëpërmjet zhvillimit të bizneseve.
Ne, i prezentuam idenë tonë konkrete që përshtatet më së miri me kërkesat e tij.