Kandidati i PDK-së për Pejën, Astrit Ademaj ka vazhduar takimet e radhës në kuadër të vizitave rreth e rreth komunës që nga Tetori synon ta udhëheqë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ademaj ka thënë se në qeverisjen e tij, bujqësia do të jetë një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin e komunës së Pejës, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Mirëmëngjesi
Bujqësia është nder sektorët më me rëndësi për zhvillim të Komunës së Pejës, por fatkeqësisht asnjëherë nuk ka qenë prioritet i organeve komunale.
Sot takova nje pemtar me traditë shumë vjeçare, z. Rrustem Kukaj, i cili për më tepër se 40 vite bënë kultivimin e mollave në Vitomiricë. Rrustemin e njoftova per planin tonë dhe fokusin që kemi për sektorin e pemtarisë.
Malësor fisnik
/GazetaBlic/