Adem Maliqi është afër të bëhet me skuadër të re, apo më mirë të themi, ai po përgatitet për një rikthim në “shtëpi”.
Sulmuesi i njohur kosovar, Adem Maliqi pas një viti me Suharekën, pritet të rikthehet tek skuadra e Llapit, mëson ‘GazetaBlic Sport’.
Sipas informacioneve tona, Maliqi dhe Llapi janë në bisedime dhe një rikthim i anësorit 27 vjeçar tek ekipi i Batatinës mund të ndodhë shumë shpejt, teksa kanë mbetur edhe disa detaje për t’u shqyrtuar.
Maliqi është një futbollist i respektuar në vendin tonë, teksa e njeh mirë Llapin, pasi aty ka luajtur rreth 80 ndeshje në të kaluarën. Maliqi ka fituar dy herë Kupën e Kosovës dhe gjithashtu ka fituar Superkupën e Kosovës.
Ai poashtu ka marrë pjesë tri herë në garat evropiane me llapjanët.
Maliqi do jetë një vlerë e shtuar në sulmin e Batatinës dhe poashtu një përforcim i cili rrit kualitetin në ekip, por edhe rrezikun për kundërshtarët.
/GazetaBlic Sport


