Adem Maliqi ishte një prej golashënuesve në fitoren e madhe të Trepçës 89′ ndaj Lirisë me rezultatin 1:4.
Maliqi kontriboi në fitoren e jashtëzakonshme të ekipin mitrovicas, të cilët e nisën sezonin pranveror me tre pikë të mëdha, duke u ngjitur kështu në tabelë.
Sulmuesi 28 vjeçar, Adem Maliqi thotë se kjo fitore i jep vetëbesim të madh ekipit në ndeshjet e ardhshme në Ligën e Parë.
“Fitorja dhe goli sigurisht që më kanë motivuar shumë. Ishte një ndeshje e rëndësishme ndaj një kundërshtari direkt për inkuadrim në Superligë dhe e treguam cilësinë tonë duke fituar bindshëm 1:4. Kjo na jep vetëbesim shtesë për pjesën e mbetur të kampionatit, sepse po tregojmë se dimë të menaxhojmë ndeshje të mëdha”, tha fillimisht Maliqi për ‘GazetaBlic Sport’.
Ndeshja e ardhshme e Trepçës 89′ është ajo ndaj Malishevës në Kupën e Kosovës, ku Maliqi thotë se do tentojnë ta shfrytëzojnë terrenin vendas që të kualifikohen tutje.
“Të enjten na pret një ndeshje e fortë në Kupë ndaj Malishevës, e cila është ekip i Superligës. Luajmë si vendas dhe kjo është një motiv shtesë për ne. Jemi optimistë, do ta japim maksimumin dhe besojmë se mund të arrijmë fitoren dhe kualifikimin tutje”, vazhdoi Maliqi.
Në fund, Maliqi lavdëroi edhe trajnerin Gani Sejdiu, për të cilin tha se ka konsoliduar ekipin.
“Trepça ’89 po dëshmohet si një ekip mjaft i konsoliduar. Me trajnerin Gani Sejdiu, i cili është trajner i dëshmuar, kemi besim të madh. Edhe pse ekipi është i ri dhe kem ende hapësirë për përmirësim, cilësia nuk mungon dhe synimi ynë mbetet të jemë konkurues deri ne fund”, përfundoi sulmuesi i ekipit mitrovicas.
/GazetaBlic Sport


