Adem Grabovci ka reaguar për vdekjen e nipit të tij, Nazmi Grabovci, raporton GazetaBlic.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Grabovci thotë se asnjë sfidë deri më tani nuk e ka rrëzuar, si kjo tragjedi e ditës së sotme.
“Të dashur Miq, Shokë e Dashamirë,
Jeta më përballi me goditje e stuhi të njëpasnjëshme. Sot, më dha më të rëndën!
As burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë.
NAZMI, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllaut, të kisha bashkëluftetar, shokë e gjithçka në jetë, mbeshtetësha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre NAZ….Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që Ti e deshe aq shumë.Bëmi të fala Dinës e Xhaferit, e thuaju se, sot e kam lëndu Ademin shumë”, ka shkruar Grabovci.
Ndryshe, Nazmi Grabovci 50-vjeç është personi që u gjet i vdekur në një veturë në parkingun nëntokësor në lagjen “Emshir” të Prishtinës. I ndjeri është djali i vëllait të politikanit Adem Grabovci dhe ky i fundit ka foto të publikuar me viktimën./GazetaBlic/



