Kryeministri i Kosovës, Allbin Kurti sot ka vizituar Komunën e Çairit, ku edhe bashkë me kryetarin e komunës Visar Ganiun dhe deputetin e nismëtarin e Partisë Politike Lëvizja Demokratike, Izet Mexhitin ku kanë bërë promovimin e rrugës “Adem Demaçi”, raporton Gazeta Blic.
Qindra qytetarë si dhe personalitete morën pjesë në promovimin e rugës.
“Sot po lëmë edhe një gjurmë historike për të gjithë shqiptarët ngado që janë dhe konkretisht nga Shkupi ynë. Këtu pranë memorialit të UÇK-së, gjegjësisht pranë Shqiponjës dhe në zemër të Çairit, së bashku, shqiptarët nga të gjitha trojet jemi mbledhur dhe po e jetësojmë veprën e një njeriu gjigand, me veprat e të cilit u kalitëm e jetuam dhe sot po mundohemi që të njëjtat ti bëjmë pjesë e përhershme e memories sonë kolektive kombëtare”, tha në fjalimin e tij kreu i Çairit Visar Ganiu.
Ai më tej përkujtoi se Adem Demaçi, ishte luftëtari simbol për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, njëri ndër themeltarët kolosal të shtetësisë së Kosovës, emblema politike e UÇK – së, njeriu vetëmohues i betejave paqësore dhe luftarake, por dhe i penës.
Ganiu gjithashtu tha se Adem Demaçi edhe sot këtu ku jemi po i bashkon shqiptarët.
“Dhe emri i Bacës Adem, frymëzimi i brazave të sakrificës sot prore qëndron në Shkupin e Vjetër bashkë me Ibrahim Rugovën, Ismail Qemalin, Ukshin Hotin, Nexhib Dragën, Sulë Hotlën, Jusuf Gërvallën, sikurse edhe me shumë emra të tjerë të historisë sonë të ndritshme që po i jetësojmë në formën e emrave të rrugëve e bulevardeve, proces që e filloi kryetari i parë i Shkupit të Vjetër Izet Mexhiti dhe e vazhduam së bashku”, tha Ganiu.
Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti vuri në dukje se në Kosovë ka disa rrugë që e mbajnë emrin Adem Demaçi, por emërtimi i një rruge këtu në Maqedoninë e Veriut, në Komunën e Çairit ka një rëndësi të veçantë.
Të pranishmëve ju drejtua edhe mbesa e Adem Demaçit, Fitore Shaini, raporton Gazeta Blic.


