Adelina Tahiri ka mbajtur një fjalim në mbledhejn komemorative për Shpat Kasapin.
Ajo tha se pavarësisht emrit të madh që kishte, për të ai do të mbetet gjithmonë Shpati me zemrën e butë dhe të pastër.
Fjalimi i plotë:
“Mendova se do të takohemi diku të hamë një drekë bashkë ashtu siç më premtove. Të paktën të këndonim edhe një herë në tavolinë ashtu siç dinim ne. Kaq shumë fjalë na mbetën pa u thënë. Pavarësisht emrit tënd të madh, për mua do të mbetesh gjithmonë Shpati me zemër të pastër, siç të njohëm të gjithë, i dashur. E deshe muzikën me gjithë qenien tënde. Dua të besoj, se sot atje lart po këndon me engjëjt. Të gjithë jemi udhëtarë të asaj rruge, dhe një ditë do të vijmë dhe ne, dhe atë ditë Shpatçe do të këndojmë bashkë, ashtu siç më premtove”.

