Showtime

Adelina Ismajli ‘thumbon’ Leonora Jakupin, pas shkarkimit të vëllaut të saj nga Ministria e Punëve të Jashtme

03/16/2022 18:40
nga:Donika Fetahu

Siç ishte komentuar mjaft shumë ‘mosmarrëveshja’ që kishin mes dy artisteve të njohura shqiptare Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupi, duket se dyshja nuk i kanë rregulluar raportet me njëra-tjetrën akoma.

Pas shkarkimit të 11 diplomatëve nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndër ta ishte vëllau i këngëtares nga Drenica, Leonora Jakupit, Adnan Jakupi, raporton GazetaBlic.

Ai mbante pozitën e Këshilltarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ishte edhe sekretar i dytë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri.

Ndërkohë që këngëtarja e njohur Adelina Ismajli, ka reaguar në InstaStory, ku ka shkruar “Fshisë, fshisë, dadës”, duke lënë të nënkuptojë se ka ‘thumbuar’ Leonorën, me të cilën nuk i ka raportet fare të mira./GazetaBlic/