Sporti

Adama Traore udhëton në Spanjë, kryen testet mjekësore tek Barcelona

01/28/2022 10:35
nga:Mergim Rreci

Adama Traore në Barcelonë, tashmë është punë e kryer.

Ai është kthyer në Spanjë në mënyrë që t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe të nënshkruajë si lojtar i Barcës në huazim me opsionin e blerjes, përcjell GazetaBlic Sport.

Adama dhe Barça gjithashtu kanë rënë dakord për një parakontratë për pesë vjet në rast se FCB do të vendosë ta blejë atë në një kontratë të përhershme në qershor.

/GazetaBlic Sport/