Sporti

Adama Traore preferon Milanin para Romës, shkak Liga e Kampionëve

07/01/2023 15:00
nga:Mergim Rreci

Si Milani ashtu edhe Roma janë të interesuara për Adama Traoré, por sipas Sky Sport Italia, ish-anësori i Wolves preferon kuqezinjtë, të cilët do të luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Reprezentuesi spanjoll është pa klub, pasi kontrata e tij me skuadrën e Premier League skadoi më 30 qershor, përcjell GazetaBlic Sport.

Burime të shumta me reputacion në Itali pohojnë se Milani dhe Roma janë të interesuar për nënshkrimin e 27-vjeçarit dhe sipas Sky Sport Italia, opsioni i preferuar i Adamës është t’i bashkohet kuqezinjve.

Kjo për shkak se Milani do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por kjo nuk do të thotë se Roma nuk do të bëjë presion për nënshkrimin e tij.

Milani është ende duke bërë vlerësimin e tij për krahun e djathtë dhe ka synuar gjithashtu Christian Pulisic dhe Samuel Chukwueze. Pulisic do të kushtonte më shumë se 20 milionë euro, ndërsa çmimi i kërkuar për sulmuesin e Villarrealit është rreth 40 milionë euro.