Adama Traore këtë të mërkurë është prezantuar zyrtarisht si lojtar i Barcelonës, ku do të mbajë numrin 11.
Reprezentuesi i fuqishëm spanjoll ka treguar se është shumë krenar që kthehet në një shtëpi që e njeh mirë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Së pari dua të falënderoj presidentin, sepse ai bëri gjithçka për ta bërë këtë. Unë jam larguar nga shtëpia për shtatë vjet dhe jam shumë i lumtur që jam kthyer. Do të bëj gjithçka që është e mundur për t’i bërë tifozët të lumtur. Unë jam më me përvojë pasi kam luajtur në një ligë tjetër, e cila është më fizike dhe ku kam mësuar shumë. Jam i lumtur që do të punoj sërish me Laportën dhe Xavin, uroj që Barça të ketë sukses”, tha anësori në një konferencë për shtyp.
Edhe presidenti Joan Laporta e përshëndeti rikthimin e reprezentuesit spanjoll: “Dua të theksoj se sot historia e bukur e Adamës me Barcelonën vazhdon. Ju jeni trajnuar këtu, keni lindur këtu dhe pasi keni bërë një karrierë jashtë vendit jeni kthyer në mënyrë që Barça të shijojë talentin tuaj.”
Our new number 1️⃣1️⃣ pic.twitter.com/ddjRqRbOOC
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 2, 2022


