Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi ka dalë pozitiv për koronavirus dhe aktualisht është në izolim.
Ish mbrojtësi i Interit doli pozitiv edhe në tetorin e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.
L’Equipe raporton se mesfushori maroken ka dalur pozitiv dhe tashmë është në izolim të plotë.
Hakimi u largua nga Inter për rreth 60 milion euro. Ai luajti ndeshjen e tij të parë për gjigandët francezë të mërkurën, në një miqësore kundër Le Mans, ku ai kontribuoi me një asist në një fitore 4-0.
/GazetaBlic Sport/


