Kupa e Botës 2022

Achraf Hakimi flet pas “zënkës” me Infantinon: Isha i zemëruar, pas ndeshjes i kërkova falje për fjalët që i thashë

12/18/2022 16:06
nga:E K

Një episod jo i këndshëm ndodhi pas ndeshjes së djeshme, mes Kroacisë dhe Marokut, e cila përfundoi 2 me 1, në favor të ballkanasve.

Nga ajo çka raportjnë mediat, mbrojtësi maroken Achraf Hakimi i është drejtuar me tone tepër të larta, Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, duke kritikuar abitrin, për vendimet e tij, që sipas Hakimit ishin të padrejta.

Mirëpo, ditën e sotme, Hakimi ka qartësuar gjithçka dhe ka treguar se e gjitha ishte thjesht një moment zemërimi pas ndeshjes.

“Asgjë e tmerrshme nuk ka ndodhur. Isha i zemëruar pas ndeshjes. Shkova të flisja me të dhe kërkova falje për fjalët që i thashë. Ai është miku im. Dhe unë kam shumë respekt për të, kështu që asgjë nuk ndodhi”,- tha anësori i mbrojtjes së Marokut dhe PSG.