Vera në Evropë ka sjell mot të ndryshueshëm, pjesa veriore dhe ajo qendrore e Evropës janë përballur me përmbytjet vdekjeprurëse.
E vala e të nxehtit dhe vatrat e zjarrit kanë goditur rëndë juglindjen e Evropës.
Parashikuesit e AccuWeather kanë dhënë një parashikim të madh të temperaturave gjatë vjeshtës së këtij viti.
Anëtarët e ekipit ndërkombëtar të AccuWeather në mesin e tyre Tyler Roys dhe Alan Reppert kanë bërë parashikimet e tyre, ku kanë theksuar se stuhia La Nina që është zhvilluar në Paqësor, do të ndikojë në kushtet e motit në tërë botën, transmeton Telegrafi.
Gjithçka fillon gjatë 22 shtatorit ku do të ketë ndryshime të dukshme të temperaturave, e aty përmenden edhe vendet e Ballkanit (Kosova) për të cilat është paralajmëruar se edhe gjashtë vjeshtës do të mbretërojnë temperaturat e larta.
Temperaturat mesatare më e lartë në Evropën Lindore është nga 18 deri në 21 gradë Celsius e këto do të vërehen më së miri gjatë shtatorit ku deri në nëntor më pas do të bien në zero. Në Ballkan, temperaturat do të sillen nga 29 deri në 32 gradë gjatë të njëjtë periudhë kohore, duke marrë parasysh për këtë stinë janë temperatura tejet të larta.
Nxehtësia e verës pritet të vazhdojë në jug të Italisë dhe në vendet e Ballkanit, e sipas Reppertit temperaturat e larta në Ballkan do të mbretërojnë gjatë vjeshtës.