AC Milan e ka përmbysur rezultatin ndaj Juventus dhe ka siguruar kalimin në finalen e Superkupës së Italisë.
Rossonerët triumfuan me shifrat 1 me 2, duke siguruar finalen e madhe ndaj rivalit lokal, FC Inter, shkruan GazetaBlic Sport.
Kenan Yildiz shënoi për avantazhin e ‘Zonjës së Vjetër’, por që në pjesën e dytë, Milani përmbysi gjithçka.
Fillimisht, Pulisic barazoi shifrat në 1 me 1, kurse 5 minuta më vonë, një autogol i Gattit i dha fitoren e madhe skuadrës së Sergio Conceiçao.
/GazetaBlic Sport/