AC Milan do të shpresojë të shmangë humbjen e katërt radhazi në Ligën e Kampionëve 2021-22, kur do të përballet sonte Porton në “San Siro”.
Kuqezinjtë humbën 1-0 ndaj lojtarëve të Sergio Conceicao në ndeshjen e tretë dhe minimizuan shpresat e tyre për një kalim tutje nga grupi, përcjell GazetaBlic Sport.
Milani kërkon që ta zë ‘trenin e fundit’ në ndeshjen ndaj Portos, atje ky synon vetëm fitoren e madhe. “Rossonerët” nuk kanë asnjë pikë deri më tash, por një fitore e mundshme sonte do t’i ngjallte gjasat e tyre për kalim tutje.
Këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave në këtë takim.
AC Milan: Tatarusanu; Calabria, Tomori, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Tonali; Saelemaekers, Diaz, Leao; Giroud.
Porto: Marchesin; Corona, Pepe, Mbemba, Sanusi; Otavio, Oliveira, Grujic, Diaz; Evanilson, Taremi.
/GazetaBlic Sport/


