Milani po përballet me një situatë delikate sa i përket të ardhmes së portierit Mike Maignan.
Me kontratë deri në qershor 2026 dhe me negociatat për rinovim të bllokuara, kuqezinjtë kanë nisur të shikojnë opsione të mundshme për zëvendësimin e tij për sezonin e ardhshëm.
Sipas “Sky Sport”, drejtori Igli Tare ka futur në ‘radar’ Alisson Becker, portierin e Liverpool-it, të cilit i skadon kontrata në vitin 2027.
Siç raportohet, kontakte të para me njerëz të afërt të brazilianit, ndërsa Liverpool pritet të vendosë një çmim të arsyeshëm për 33-vjeçarin, në rast se hapet mundësia e largimit.
Megjithatë, pengesa kryesore mbetet paga e Alissonit, i cili në Premier League përfiton mbi 8 milionë euro në sezon — një shifër që tejkalon buxhetin aktual të Milanit. Gjithsesi, kuqezinjtë mbeten të hapur për zhvillime që mund të ndodhin deri në verë.
Në listën e Tares figuron edhe një emër tjetër nga Brazili: Hugo Souza. Portieri i lindur në vitin 1999 është aktualisht pjesë e Corinthians, që sipas raportimeve kërkon rreth 12 milionë euro për kartonin e tij.
Milani pritet të marrë një vendim të rëndësishëm në javët e ardhshme, ndërsa e ardhmja e Maignan mbetet aktualisht e paqartë.


