Milani ka njoftuar se ka zgjatur marrëveshjen e sponsorizimit me kompaninë ajrore Emirates.
Raportet në Itali sugjerojnë se kjo zgjatje e re do t’i sjell Milanit rreth 100 milionë euro gjatë një periudhe pesëvjeçare, ose me fjalë të tjera, 20 milionë euro për sezon, transmeton GazetaBlic Sport.
Emirates filloi partneritetin e saj me Milanin në vitin 2007 dhe u bë sponsori i klubit në fillim të sezonit 2010-11. Kjo marrëveshje e re do ta shohë partneritetin të festojë 20-vjetorin e tij në vitin 2027.
“Rinovimi i partneritetit tonë me Emirates qëndron si dëshmi e një prej bashkëpunimeve më historike dhe të admiruara në futboll, një udhëtim i përbashkët që shikon drejt së ardhmes me ambicie dhe vizion”, tha Maikel Oettle, drejtori komercial i Milanit.
/GazetaBlic Sport/


