Sporti

AC Milan i propozon rinovimin Ibrahimovicit, sulmuesi do të vendos ditët e ardhshme

05/23/2022 12:34
nga:Lorik J

Në dhjetor të vitit 2019, kur Ibra vendosi të rikthehej në Milano, Zlatan Ibrahimovic i vuri vetes synimin për të rikthyer një skuadër që në atë moment ishte shumë larg majës së Serie A.

Ai u bë kampion, dy vjet e gjysmë më vonë. Ai ka ndihmuar klubin dhe trajnerin në rritjen e një grupi që edhe këtë sezon ka treguar se dinë të udhëtojnë shpejt pa udhërrëfyesin e tyre, pa Zlatanin.

Milani, megjithatë, beson se Ibrahimovic ende mund të thotë fjalën e tij në këtë Milan, ai ende mund t’i ndihmojë kuqezinjtë në fushë. Për këtë arsye, Maldini, Gazidis dhe Massara i kanë propozuar qendërsulmuesit rinovimin e kontratës edhe për një sezon. Tani topi i kalon sulmuesit suedez, i cili dje në lidhje me të ardhmen e tij u përgjigj: “Të vazhdoj? Së pari duhet të jem mirë, kur të di do të jap të tjera përgjigje. Nëse ndihem mirë nuk do të jetë ndeshja ime e fundit., varet se çfarë ndodh këto ditë”.

Brenda pak ditësh, Ibrahimovic do të zbulojë zyrtarisht të ardhmen e tij.

/GazetaBlic Sport