Opinion

Abuzimi i dyfishtë me një fëmijë

11/21/2023 15:37
nga:Halil Matoshi

Shkruan: Halil Matoshi

– Si u abuzu nga tifozat, fëmija, i biri i policit të vramë në Banjë nga terroristat serbianë?
1.
Grupi i tifozëve ultranacionalista në Tiranë, në Air-Albania (gjatë lojes me Ishujt Faroe) e kanë kry krimin e dyfisht, tue abuzu me fëmijën e policit kosovar, të vramë nga terrorista serbianë në Bâjë të Zveçankt, me 24 shtator, 2023.

Konventat Ndërkombëtare për mbrojtjen dhe ato mbi të drejtat e fëmijës si dhe ligjet kombëtare e ndalojnë me rreptësi përdorimin fëmijëve në aktivitete ku mund të cënohet integriteti dhe dinjiteti i tij, ku mundet me u abuzu nga organizata e turma me qëllime përfitimi ose nxitje të urrejtjes.
2.
Ai fëmijë u abuzu dyfish, si i mitun i përdorun në publik, për propagandë dhe si mesazh që nxit urrejtje ndërmjet kombeve.

Spari ai në kundërshtim me Konventat që mbrojnē fëmijtë nga abuzimi, ky fëmijë âsht manipulu për qëllime propagandistike nga të rritun kinse patriotë.
Turma shfrynë mllefe e urrejtje etnike e fetare, tue u shkrrye, e ikë në punët e veta, porse përdorimi i nji fëmije për qëllime përfitimi ose propagande politike e nacionaliste âsht abuzim dhe do t’i shkatojë atij traumë jetësore.

Pamja ikonike e atij fëmije jetim mbetët në mbamendjen kolektive, poashtu si traumë, tue i shty kufijtë e rrnesës së nacionalizmit edhe për nji shekull, paçka se shumë shqiptarëve s’u del boll buka e gojës!
3.
S’dyti âsht abuzu me sentimentet nacionaliste të nji pjese të publikut që funksionojnë me nji ngadalësi mentale, duke e keqpërdor budallallëkun njerëzor të turmave që i përtypë marrëzitë e atdheve qiellorë, duke ia atribuue Zotit përkatësinë shqiptare!?

Asht shumë tragjike për me keshë!

“Patriotizmi… âsht shprehja sentimentale e nji solidariteti kafshnor. Askush nuk e plagos ma shumë intelegiencën se sa patriotizmi” shkruen Emil Cioran.

P.S.

Kush e ka leju përdorimin e tij nga tifozëritë duhet me u intervistu nga hetuesia kosovare.

May be an image of 1 person, playing soccer, crowd and text