Lajme

“Absurde t’i kërkohet qeverisë të ndërhyjë në BQK për rregulloren e re”

02/06/2024 22:16
nga:Genita C

Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se është absurde që t’i kërkohet Qeverisë së Kosovës që të ndërhyjë te Banka Qendrore e Kosovës për të mos e zbatuar rregulloren për valutat.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se në Raportin e Progresit Kosova kritikohet për ndërhyrje në punët e institucioneve të pavarura dhe tash po i kërkohet ta bëjë pikërisht atë.

“Krejt presioni është bartur prej BQK-së te kryeministri. Në serinë e parë të presionit, iu drejtuan guvernatorit, për mua ishte shumë absurde t’i shkosh guvernatorit dhe t’i bësh presion politik për zbatim të rregulloreve që ia jep Kushtetuta”, ka thënë ai.

“Nuk ka raport të progresit në Kosovë që nuk na është tërhequr vërejtja për ndërhyrje të politikës nëpër institucione të pavarura, e tash shkojnë e i thonë qeverisë të ndërhyje të BQK-ja që të mos e zbatojë rregullore”, është shprehur Gazmend Raci.