Ish kryenegociatori i dialogut me Serbinë, Avni Arifi, e ka quajtur absurde që Vetëvendosje që është parti në pushtet, në Kuvendin e saj nuk e nderon shtetin e Kosovës as me himnin e as me flamurin e tij, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se si mund të na njohë e respektojë dikush, kur partia që e udhëheq vendin nuk e njeh e nderon shtetin e saj.
Postimi i tij i plotë:
E pa dëgjuar kjo situatë diku në botë. Partia që udhëheq me Kosovën në kuvendin e saj, nuk e nderon shtetin e Kosovës as me himnin as me flamurin e saj. Qysh mundet me të njoftë e respektu dikush kur ti që udhëheq me vendin tënd nuk e njeh dhe nuk e nderon shtetin tënd? Çfarë absurdi.