Lajme

“Absolutisht jo” – Sveçla deklarohet pas propozimit të Abdixhikut për një qeveri tranzicionale

05/07/2025 09:42
nga:Sh R

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka deklaruar se nuk është i pajtimit ndaj propozimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për një qeveri tranzicionale.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar të martën një Qeveri nacionale të tranzicionit.

Ai këtë e ka bërë në letrën që i ka dërguar Kurtit, ku ka refuzuar ftesën e kryetarit të LVV-së për bashkëpunim politik.