Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë se PDK nuk do ta votojë nesër kryeparlamentarin.
Lushtaku, pas mbledhjes së Kryesisë së PDK’së, tha se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar.
“Si parti i analizum të gjitha rrethanat politike… Jo, absolutisht jo”, ka deklaruar Lushtaku, kur u pyet për votimin për kryeparlamentarin.
Anëtarët e tjerë të Kryesisë s’janë deklaruar rreth vendimeve që u morën, duke thënë se për këtë do të lëshohet komunikatë.