Sporti

“Abramovich më shpëtoi jetën” – rrëfimi i ish skautit të Chelseat

03/07/2022 15:10
nga:E K

Ish-skauti i futbollit të Chelseat, Piet De Visser doli për të mbrojtur qëndrimin e Roman Abramovich në klubin londinez, duke u siguruar që milioneri rus ishte i rëndësishëm në rritjen e bluve, i cili ka qenë subjekt i kritikave të mëdha për lidhjet e tij miqësore me Vladimir Putin.

Abramovich së fundmi lajmëroi se do e shes klubin për të mirën e tij, duke thënë se nuk e ka parë asnjëherë Chelsean si biznes, shkruan GazetaBlic Sport.

Shumë tifozë dhe figura të rëndësishme të klubit londinez i dolën në mbrojtje pronarit në largim të Chelseat, duke thënë se ai e ndryshoi historinë e klubit.

“Ishte një kohë kur më duhej të bëja një operacion në zemër, e më pas me diagnozën e kancerit të ezofagut. I telefonova Abramovich për të njoftuar vendimin tim për të përfunduar karrierën time dhe ai më ofroi një kontratë për 10 ose 20 vjet të tjera. Ai më dha shumë forcë, si dhe më lejoi të shërohem në jahtin e tij dhe në hotelin e tij. Ai më shpëtoi jetën”, tha ish-skauti i Chelseat në një deklaratë për gazetën Algemeen Dagblad.

Ai pretendoi se largimi i tij është lajm i keq për klubin londinez.

“Ai është një person i rëndësishëm për Chelsean dhe njerëzit ndonjëherë kanë imazh të gabuar për të. Nuk nxitet nga paratë, që është një ndryshim i madh”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/