Roma ka arritur finalen e madhe të Conference League e cila do zhvillohet për herë të parë në Tiranë.
Skuadra e Romës arriti fitoren ndaj Leicester me rezultat 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Realizatori i golit të vetëm të këtij takimi ishte anglezi, Tammy Abraham.
Pas ndeshjes protagonisti kryesor i duelit ka folur për DAZN, ku tha se ata fituan ndeshjen edhe pa hyrë në fushë pasi ishin të sigurtë te vetja.
“Nuk kam fjalë, për ekipin tim, për tifozët. Është një ëndërr që bëhet realitet, kur erdha thashë se doja të fitoja diçka. Roma nuk kishte arritur në finale për një kohë të gjatë dhe e meritonte, është shumë e rëndësishme për të gjithë”, tha fillimisht ai.
“E kam thënë shumë herë, që nga dita e parë që kam ardhur: tifozët më bënë të dashurohem menjëherë, më pritën sikur të kisha vite këtu. Nuk mund të ndalem së falenderuari, sot fituam edhe pa hyrë në fushë”, shtoi anglezi.
“Nuk e di ku i kam gjetur energjitë, por i kam gjetur. Kur dëgjova bilbilin u lirova”, përfundoi Abraham.
/GazetaBlic Sport/


