Sporti

Abraham: Dybala e bën Romën pretendente për Scudetto

07/29/2022 18:15
nga:E K

Sulmuesi i Romës, Tammy Abraham ka folur në lidhje me transferimin e Paulo Dybalas drejt ekipit të tij.

Kanë kaluar 21 vjet që kur fituan për herë të fundit Serinë A dhe, pavarësisht se fituan Ligën e Konferencës së Evropës sezonin e kaluar, ata përfunduan në vendin e gjashtë në ligë – 23 pikë prapa fituesit Milanit.

I pyetur nëse Abraham do dëshironte ta fitonte trofeun e ligës italiane për ‘La Gazzetta dello Sport’, ai u përgjigj: “Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk dua të fitoja Scudetton”, tha fillimisht sulmuesi.

Ai gjithashtu u pyet se si ndihet që do të luajë së bashku me Dybala, sulmuesi anglez shtoi:

“Mendoj se është një privilegj të kemi një lojtar kaq të mirë në ekipin tonë. Do të thotë shumë për fansat, të cilët e kanë pritur shumë mirë.

Dybala e bën Romën pretendente për Scudetto”, përfundoi ai.

Dybala iu bashku Romës si një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Juventusin.